16:46 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosnett: I shqetësuar që disa parti po përdorin kërcënimet për të zvogëluar konkurrencën

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett përmes një postimi në Twitter, është shprehur i shqetësuar se disa parti po përdorin taktika të fshehta dhe kërcënime për të zvogëluar konkurrencën.

Tutje, tha se populli i Kosovës duhet të flas nëse dikush e dëmton demokracinë e tyre, transmeton Indeksonline.

“Të shqetësuar për thashethemet që disa parti tashmë përdorin kërcënime dhe taktika të fshehta për të zvogëluar konkurrencën ose për të hequr votën nga votuesit. Për popullin: Nëse e shihni dikë që po e dëmton demokracinë tuaj, flisni.”, tha ambasadori në postimin e tij.

Gjatë ditës së sotshme shtetet e Quintit përmes një komunikate thanë se qytetarët të mos votojnë kriminelët./Indeksonline/