18:17 / E Premte, 05 Qershor 2020 / indeksADMonline

Kosnett pas takimit me Hotin: U pajtuam që duhen veprime të shpejta në raportet me Serbinë

Ambasadori i SHBA’së, Philip Kosnett, sot është takuar me kryeministrin e ri të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotin.

Përmes një reagimi në twitter, Kosnett ka thënë se janë pajtuar bashkë me kreun e ekzekutivit kosovar që duhen marrë veprime të shpejta lidhur me raportet me Serbinë.

“Në takimin tim të parë më kryeministrin Hoti sot, u pajtuam për rëndësinë e veprimeve të shpejta sa i përket raporteve me Serbinë, vazhdimin e luftë kundër korrupsionit dhe rimëkëmbjen e ekonomisë pas pandemisë CODVID-19”, ka thënë Kosnett.


Për takimin ka njoftuar edhe zyra për media e kryeministrisë.

Sipas njoftimit thuihet se gjatë këtij takimi, kryeministri Hoti e falënderoi ambasadorin Kosnett për mbështetjen e përhershme të SHBA-ve për vendin tonë, si dhe pohoi vendosmërinë e Qeverisë së Kosovës për të punuar ngushtë me SHBA-të edhe në të ardhmen.

Po ashtu, kryeministri Hoti e njoftoi ambasadorin Kosnett për prioritetet e menjëhershme të qeverisë së re, siç janë: lufta kundër COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike. Krahas këtyre, ai theksoi edhe prioritetet e tjera, si forcimi i shtetit, avancimi i demokracisë, luftimi i korrupsionit, rritja e punësimit, zhvillimi i tregut të lirë dhe marrja e përgjegjësive për dialogun.

Ambasadori Kosnett tha se Shtetet e Bashkuara do te vazhdojnë mbështetjen e saj për Kosovën, sidomos në përpjekjet për të përmirësuar marrëdhëniet rajonale, mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe forcimin e sundimit të ligjit – përfshirë këtu edhe luftën kundër korrupsionit.