14:40 / E Hënë, 14 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kosnetti shkon në pushim, thotë se po përgatitet për sfidat emocionuese përpara, në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka deklaruar se bashkë me bashkëshorten e tij, Alison, do të ikin për disa ditë pushim.

Kosnetti tha se do gjatë këtyre ditëve të pushimit do të përgatiten për sfidat emocionuese përpara.

“Kur të kthehemi, mezi presim që të vazhdojmë të angazhohemi me njerëzit e Kosovës, në Internet, si edhe përmes udhëtimeve tona nëpër të gjithë vendin”, shtoi ambasadori Kosnett./Indeksonline/