09:02 / E Premte, 13 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kosova afër medaljes së dytë në Kinë, Akili me gjasa reale

Xhudisti nga Peja do ta kërkojë medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku do të ketë punë me xhudistin nga Azerbajxhani, Rustam Orujov.

Akil Gjakova, do të mundohet t’ia sjellë Kosovës medaljen e dytë nga “World Judo Masters”, që po mbahet në Kinë, pas të artës që e fitoi dje Distria Krasniqi.

Xhudisti pejan do ta kërkojë medaljen e bronztë në kategorinë 73 kilogramë përmes repasazhit, ku do të ketë punë me xhudistin nga Azerbajxhani, Rustam Orujov.

Akili ishte i suksesshëm në luftërat e para. Ai doli i pari në grupin e tij, për t’u mposhtur më pas nga kinezi, Saiyinjirigala.