10:18 / E Shtunë, 30 Mars 2024 / Gj. Sh

Kosova bie në renditjen e FIFA-s

Pëfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar rënje në renditjen e re të FIFA-s.

”Dardanët” tani renditen në pozitën e 102-të, një vend më poshtë se në renditjen e kaluar, shkruan IndeksOnline.

Kosova gjatë muajit mars zhvilloi dy ndeshje miqësore, ku për herë të parë debutoi edhe trajneri Franco Foda.

Gjatë kërtyre ndeshjeve, Kosova shënoi fitore 1-0 ndaj Armenisë ndërsa pësoi humbje nga Hungaria, me rezultat 2-0./IndeksOnline/