18:43 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kosova dhe Shqipëria mund të kualifikohen në Kupën e Botës 2020 përmes Ligës së Kombeve, ja si ndodh kjo

Në edicionin 2020/21, Kosova dhe Shqipëria do të garojnë në Ligën C të UEFA Nations League.

Në dallim me edicionin e kaluar, i cili ishte i pari që u organizua nga UEFA, Komiteti Ekzekutiv të mërkurën ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha.

Një ndër pikat kryesore është mundësia që do të kenë kombëtaret për tu kualifikuar në Kupën e Botës që mbahet në vitin 2022 në Katar, shkruan Indeksonline.

Në kualifikimet e rregullta për botëror, nga kontinenti i Evropës do të formohen 10 grupe.

Fituesit e këtyre grupeve automatikisht do të kualifikohen në Katar, ndërsa vendet e dyta do të shkojnë në playoff.

Prej Ligës së Kombeve vetëm dy kombëtare do të kenë mundësi që ti bashkangjiten playoffit, por kushti kryesor është që të jenë fitues të grupeve në këtë garë.

Logjikisht, nga Liga A dhe Liga B, shumica e kombëtareve pritet të jenë në mesin e 20 skuadrave që përmes kualifikimeve të rregullta do të sigurojnë vendin në botëror apo playoff, rrjedhimisht mundësia do të hapet që të përfitojnë kombëtaret e Ligës C apo me më pak mundësi Ligës D.

Çfarë ndodhë pasi të kompletohen 12 ekipe në playoff?

Formohen 3 grupe me nga 4 kombëtare dhe në secilin grup përmes shortit caktohen ndeshjet gjysmëfinale të playoffit.

Fituesit e secilit grup sigurojnë biletën për Kupën e Botës, pra në total nga kontinenti evropian 13 kombëtare do të jenë pjesëmarrëse në Katar.

/Indeksonline/