17:02 / E Hënë, 07 Maj 2018 / indeksADMonline

Kosova do të rrisë shkëmbimet me Iowa

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim një delegacion të gjerë prej 60 anëtarësh nga institucione të ndryshme nga shteti federal amerikan i Iowa-së.

Ai këtë rast tha se Kosova mburret me miqësinë që ka me Iowa dhe beson që ardhja e tyre dëshmon se ky bashkëpunim po bëhet edhe më shumë serioz.

“Si Kosovë, ne mburremi me miqësinë tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një miqësi e cila ka lindur në ditët më të vështira të jetës tonë, ku ju qëndruat me neve dhe megjithatë ende sot jeni me ne dhe me të gjitha kombet që kërkojnë liri, demokraci dhe respektim të njëri tjetrit. Respektimin e vlerave që shoqëria jonë ndanë. Besoj që ardhja e juaj dëshmon që ky partneritet, kjo miqësi që daton nga viti 2011 dhe gjerë më tani, ka përfituar dhe po bëhet një program mjaft serioz. Kosova, është e interesuar që të rrisë shkëmbimet me shtetin e Iowa përmes institucioneve të organizatave të sigurisë, përmes politikës, ekonomisë, por gjithashtu edhe në aspektin kulturor, mirëpo në aspektin human kësisoj. Kështu që ne si Qeveri e Kosovës dhe qytetarët e Kosovës ju dëshirojmë mirëseardhje”, ka thënë Haradinaj.

Ndërsa, pas fjalimit të kryeministrit Haradinaj, takimi me delegacionin nga Iowa është mbajtur pa praninë e mediave.

Temat: