16:33 / E Diele, 12 Janar 2020 / indeksADMonline

Kosova dominon në pjesën e parë, rrjetat mbetën të paprekura

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes miqësore në mes të Kosovës dhe Suedisë që po zhvillohet në Katar.

Pas 45 minutave lojë, rrjetat mbetën të pa prekura dhe skuadrat nuk arritën të shënojnë, shkruan Indeksonline.

“Dardanët” ishin më të mirë gjatë pjesës së parë ku edhe kishin dy raste të mira shënimi.

Fillimisht Flamur Kastrati goditi me kokë, e pritjen e tij e ndali portieri, ndërsa më vonë Fidan Aliti kishte një mundësi të mirë shënimi.

Gjatë pjesës së parë Challandes bëri një zëvendësim. /IndeksOnline/