19:34 / E Shtunë, 24 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosova e 20-ta në Kampionatin Evropian

Kosova U16 ka përfunduar në vendin e 20-të në Kampionatin Evropian Divizioni B në Sofje të Bullgarisë.

Vashat e Kosovës në luftë për vendin e 19-të kanë pësuar nga Austria me rezultat 34:45, duke përfunduar kështu në pozitën e 20-të nga 23 shtete.

Kosova e nisi ndeshjen mirë dhe çerekun e parë e fituan 17:6, por dy periodat e ardhshme i humbën 6:17 dhe 2:14, kurse periudha e fundit ishte formale, edhe pse Kosova e fitoi 9:8. 

Fjolla Ajeti realizoi 15 pikë, derisa nga shtatë shënuan Dije Daku dhe Enisa Kamerolli.

Sidoqoftë kjo ishte një përvojë e mirë për vashat e Kosovës që në të ardhmen pritet të bartin barrën krysore për Kosovën.

Njëkohësisht kjo ishte edhe ndeshja e fundit për gjeneratat e reja të Kosovës, ku në këtë verë 6 përfaqësuese morën pjesë në Kampionatetet Evropiane, të gjitha në Divizionin B.