11:39 / E Shtunë, 09 Tetor 2021 / B O

Kosova e “bllokon” Bragën, garuesit të etur për sukses

Bardhyl Canolli, Liridon Kalenderi, Gazmend Demolli, Valon Jaha, Faton Rama, Mimoza Jetullahu, Arjeta Rysha, e Selim Tahirsylaj do ta përfaqësojnë Kosovën në garën e disiplinës malore, FIA Hill Climb Masters, e cila prej 08-10 tetor të këtij viti mbahet në Braga të Portugalisë.

Bëhet fjalë për garën e nivelit më të lartë botëror në disiplinën malore, e organizuar nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), e cila tradicionalisht mbahet në çdo dy vjet, por që në vitin e kaluar nuk u mbajt për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë Covid-19.

Ndërkohë rrugëve të Bragës, ekipi i Kosovës ka bërë paradën të shoqëruar gjithandej me flamur dhe simbole dardane.

Sot do të bëhen lëshimet e lira, ndërkohë që ditën e dielë fillojnë garat për përfaqësuesit tanë. /IndeksOnline/