75 Mall Live Search
21:01 / E Diele, 22 Korrik 2018 / indeksADMonline

Kosova e fillon evropianin me fitore të thellë

Kosova U18 ka shënuar fitore të lehtë dhe të thellë në ndeshjen e parë të europianit U18 Divizioni C, që po mbahet në Prishtinë.

Kosova U18 ka mposhtur San Marinon U18 89-56, në përballjen e parë për ekipet në fjalë në Grupin B të europianit, ndërsa Rron Ukaj ka përfunduar takimin me efiçencë 34, duke shënuar 21 pikë, 17 kërcime, 2 asistime dhe 3 topa të rrëmbyer.

Përveç tij, pikë dyshifrore shënoi edhe Erhan Sholla, që kreu takimin me 17 pikë, ndërsa selektori Ibrahim Karabeg duke pasur parasysh kundërshtarin jo cilësor, i dha rast të gjithë lojtarëve së paku 10 minuta të qëndrojnë në parket, dhe më e mira, të gjithë shënuan së paku 2 pikë.

Ndeshja e radhës për Kosovën U18 është ndaj Qipros U18, të cilët sot mposhtën gjithashtu thellë Gjibraltarin 85-52. Kjo ndeshje do të zhvillohet të martën me fillim në ora 19:30 në Prishtinë.