21:59 / E Premte, 25 Qershor 2021 / OSH

Kosova e Mali i Zi i heqin polisat e sigurimit

Kosovarët nuk do t’i paguajnë 15 eurot e polisës kufitare nga 1 korriku kur të hyjnë në Malin e Zi.Të liruar nga kjo pagesë, do të jenë edhe malazezët kur të vijnë në Kosovë.

Kjo u mundësua falë memorandumit të mirëkuptimit, që u nënshkrua të premten mes byrove të Sigurimit të dy vendeve.

Sipas dokumentit, parashihet njohja reciproke e certifikatave të sigurimit, për mbulimin e përgjegjësive në shkaktimin e dëmeve ndaj palëve të treta.