19:53 / E Shtunë, 25 Mars 2023 / C E

Kosova e pafat ndaj Izraelit, e merr veç një pikë

Kosova e ka nisur me barazim fazën kualifikuese për Euro 2024.

Dardanët barazuan me rezultat 1-1 në Tel-Aviv  përballë Izraelit, shkruan Indeksonline.

Kosova kaloi e para në epërsi, ku një gjuajtje të Rashicës e devijoi Dasa duke përfunduar topi në portën kundërshtare.

Rashica shënoi përsëri në fillim të pjesës së dytë por që goli u anulua.

Golin e barazimit e shënoi Pertz në minutën e 56-të.

Me këtë barazim, Kosova është në vendin e dytë pas Zvicrës. /IndeksOnline/