22:20 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosova e shkatërron Luksemburgun në basketboll

Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Luksemburgun dhe ka arritur fitoren e parë në kuadër të parakualfikimeve për Eurobasket 2021.

Kosova shënoi fitore me rezultat 109-88, shkruan Indeksonline.

Lojtarët më të dalluar tek Kosova ishin Dardan Berisha me 32 pikë dhe Divine Myles me 23 pikë.

Tek Luksemburgu më i dalluari ishte Vujakovic me 19 pikë.

Kjo fitore ia mban shpresat Kosovës për një kualifikim të mundshëm. Në ndeshjen e fundit, Kosova duhet ta mposhtë Britaninë e Madhe për t’u kualifikuar./Indeksonline/