17:23 / E Hënë, 24 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Kosova e Shqipëria me deklaratë të përbashkët, mbështesin koalicionin e partive shqiptare në Luginë të Preshevës

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj përmes një statusi në Facebook ka publikuar deklaratën e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë rreth koalicionit të partive shqiptare në Luginë të Preshevës.

Dy shtetet shqiptare mbështesin këtë koalicion, që sipas tyre është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare, transmeton Indeksonline.

Deklarata e plotë:

Deklaratë e Përbashkët

Në cilësinë e drejtuesve të politikës së jashtme të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë nënvizojmë edhe njëherë rëndësinë e mbështetjes së koalicionit të partive politike shqiptare në Luginën e Preshevës. Ky koalicion është thelbësor për ngritjen e frymës kombëtare dhe ruajtjen e të drejtave politike të shqiptarëve në Luginë. Ndaj, ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për ta mbështetur projektin e Luginës së Bashkuar deri në fund!

GLAUK KONJUFCA
GENT CAKAJ