75 Mall Live Search
08:48 / E Enjte, 07 Maj 2026 / KV

Kosova është vendi më i varfër në Evropë për ujë

Adri Nurellari, drejtor i Institutit për Studime dhe Analiza në PDK, ka deklaruar se Kosova mbetet vendi më i varfër në Evropë sa u përket burimeve ujore.

Në Klan Kosova, ai tha se Kosova ka 21 projekte të planifikuara për ndërtimin e ujëmbledhësve, të cilat, sipas tij, ekzistojnë që nga vitet ’60-të, por nuk janë realizuar.

“Kosova është vendi më i varfër në Evropë për ujë. Kosova ka 21 projekte për të ndërtuar ujëmbledhës që nga vitet ’60-të. Kosovës i teprojnë pa u shpenzuar mbi 200 milionë euro fonde publike në vit dhe me 600 milionë euro do të ishin ndërtuar të gjithë këta ujëmbledhës”, deklaroi mes tjerash Nurellari.