22:35 / E Enjte, 11 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova ”fundos” Maltën, forcon kreun e tabelës

Kombëtarja e Kosovës e ka regjistruar fitoren e tretë në kuadëer të Ligës së Kombeve.

Skuadra e Bernard Challandes arriti sonte që ta mposhtë Maltën me rezultat solid, 3-1.

Në ndeshjen e zhvilluar në ”Fadil Vokrri”, djelmoshat kosovar nuk zhgënjyen edhe kësaj radhe tifozët në stadium.

Kosova e filloi pjesën e parë më mirë duke krijuar raste shënimi të njëpasnjëshme, shkruan IndeksOnline.

Megjithatë, goli i epërsisë erdhi në minutën e 30-të, ku Benjamin Kololli shënoi pas një aksioni të bukur të kosovarëve.

Pjesa e dytë filloi më mirë për maltezët, të cilët pas 11 minutash lojë në këtë fraksion, arritën të barazojnë përmes Agius nga korneri.

Kosova u përgjigjë më pas mjaft mirë duke i shënuar dy gola përmes Vedat Muriqit (’68) dhe Benjamin Kolollit (’81) për ta fundosur Maltën.

Vlen të përmendet se edhe i prurja e re, Lirim Kastrati debutoi në minutat e fundit të ndeshjes, duke e zëvendësuar Vedat Muriqin.

Kështu, pas fitores së sontme, në Ligën D, në grupin 3, Kosova renditet në vendin e parë me dy fitore e një barazim, ndërsa Malta mbetet e fundit me vetëm një pikë./IndeksOnline/