12:38 / E Premte, 12 Prill 2019 / indeksADMonline

Kosova futet në garë, i bën ofertë Volkswagenit

Volkswagen muaj më parë ka njoftuar se planifikon të hapë një fabrikë në Ballkan, por ende nuk kanë vendosur se në cilin shtet.

Me të dëgjuar planet e VW-së, shtetet ballkanike kanë filluar që të joshin gjigantin gjerman për t’a bindur për investime.

Garës tani sic duket iu është futur edhe Kosova, duke i dërguar një letër-ofertë drejtorëve të kompanisë gjermane, shkruan IndeksOnline.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili i ka dërguar një ofertë gjigantit automobilistik, duke i njoftuar për kushtet që ofron vendi ynë, madje duke përmendur edhe faktin që kosovarët janë të dhënë shumë pas modeleve të kësaj marke.

Ky është njoftimi i ministrit Shala:

Më 4 prill të këtij viti edhe zyrtarisht i kam dërguar letër-ofertë bordit të drejtorëve të kompanisë Volksëagen. Në letrën time e kam njoftuar presidentin e bordit të kësaj kompanie, z.Deiss në lidhje me kushtet që ofron Kosova për investime. Për më tepër, në letrën time kam njoftuar udhëheqësit e kësaj kompanie për preferencat e kosovarëve për Volksëagen dhe historinë e industrisë së automobilave në Kosovë. Ditëve në vijim, planifikoj t’iu dërgojë oferta të ngjashme edhe kompanive tjera.