21:37 / E Diele, 08 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kosova, gati për Islandën

Kosova ka kryer me sukses stërvitjen e fundit para ndeshjes me Islandën.

Kombëtarja e Kosovës ka përfunduar stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Islandës, që do të zhvillohet të hënën nga ora 20:45, shkruan Express.

Valon Berisha dhe Bernard Berisha janë dy përforcimet e mëdha të Kombëtares për dallim nga ndeshja me Ukrainën, të cilët munguan për shkak të kartonëve.

Në konferencën për media, trajneri i Kombëtares, Albert Bunjaku, u ankua për udhëtimin e gjatë, por premtoi se lojtarët do të japin maksimumin.

“Pas shumë orëve udhëtim, është e vështirë të bëhet diçka në këtë ndeshje. Megjithatë ne kemi pasur ngritje sa i përket paraqitjeve dhe do të mundohemi të bëjmë befasi. Do të japim maksimumin edhe në këtë ndeshje dhe shpresojmë se do t’ia dalim”, deklaroi Bunjaku.

Trajneri i Kosovës gjithashtu la të kuptohet se për dallim nga ndeshja me Ukrainën, mund të ketë disa ndryshime në formacion, pasi sipas tij “lojtarët janë të lodhur”./Express