16:00 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Kosova – Gjermania, kjo është vlera e dy Kombëtareve

Përfaqësuesja e Kosova U21 do ketë punë të vështirë ndaj Gjermanisë U21 nesër nga ora 18:45, ku në stadiumin ‘Adem Jashari’, do luajnë për kualifikime të Kampionatit Evropian.

Para ndeshjes janë publikuar vlerat e dy kombëtareve ku vërehet qartë vlerat gjigante të gjermanëve.

Kosova U21 vlen rreth 1.7 milionë euro, kurse ajo e Gjermanisë U21 kap vlerën e 120 milionë euro.

Futbollisti që kap vlerën më të lartë është Jonathan Tah me 25 milionë euro vlerë e aktualisht pjesë e Bayern Leverkusen.

Gjithsesi diferenca ishte e madhe në vlerë edhe në ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani, ku këta të fundit fituan vetëm 1-0 ndaj Kosovës.