23:40 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosova i bën nder Harry Kane, “Fadil Vokrri” i jep rekordin atij

Sulmuesi i Anglisë dhe Tottenham Hotspur, mposhti Arjanet Muriqin për tu bërë lojtari i parë në histori të “Tre-luanëve” që ka shënuar në çdo takim të kualifikimeve.

Ylli i Anglisë ka shënuar 12 gola në këtë kampanjë eliminatore dhe së paku një për takim, duke kapur shifrën e pa arritur ndonjë herë, rekord ky i regjistruar nga shtatëlarti, shkruan Indeksonline.

Takimi mes Kosovës dhe Anglisë u mbyllë me rezultat të thellë 0 me 4 në të mirë të mysafirëve, ndërsa e veçantë për Kane nuk ishte vetëm mikpritja por edhe arritja e tij jetësore.

/Indeksonline/