14:10 / E Mërkurë, 17 Janar 2018 / indeksADMonline

Kosova i jep leje Vuçiqit që të vije për vizitë!

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të qëndroj gjatë vikendit në Kosovë, ku do të takohet me serbët që jetojnë këtu.

Kërkesën e tij për vizitë e ka miratuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila pret që Vuçiq të sillet mirë, shkruan Indeksonline.

“Sipas kërkesës, që është parashtruar nga Presidenti i Serbisë ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës për vizitë në Kosovë, ne i kemi dhënë leje për këtë vizitë dhe presim që ai të sillet mirë dhe të respektojë rregullat e lejes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Jetlir Zyberaj, shef i Kabinetit dhe Këshilltar i Lartë i zv/kryeministrit dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Presidenti serb Vuçiq ka lajmëruar dje se do të vizitojë Kosovën për dy ditë me radhë, të shtunën dhe të dielën e ardhshme. /Indeksonline/v