Kosova jashtë KiE-së, opozita me kritika të ashpra për qeverinë
Partitë opozitare e quajnë të paaftë dhe jo kompetente Qeverinë e Kosovës. Sipas tyre, ekzekutivi ka dështuar plotësisht në shumë aspekte e së fundi mosanëtarësimi në KiE dëshmon edhe një herë se sa e pa aftë është Qeveria aktuale.
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi për Ekonomia Online ka thënë se dështimi i anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës është dështim i kësaj Qeverie pasi sipas saj, nuk ka asnjë koordinim me aleatët.
Ajo ka thënë se në momentet e fundit kemi parë “lojëra” nga Qeveria duke thënë se po e dërgojmë një draft- statut tjetër.
“Kjo ka qenë pak a shumë e pritshme duke marrë parasysh faktin që si shtet nga kjo Qeveri nuk ka asnjë koordinim me aleatët tanë dhe nuk kemi asnjë mundësi praktike që të marrim votë. Nëse ne nuk kemi një koordinim me vendet mike e kemi parë si rrjedhojë kushtin i cili I është vendosur Kosovës. Nuk ka qenë i papritshëm ka qenë një ndër çështjet që është diskutuar në shumë takime prandaj është kërkuar veprim konkret nga kjo Qeveri që të marrë hapa konkret pra drejt dërgimit të Draftit të statutit të Asociacionit pra në Gjykatën Kushtetuese. Një hap i tillë ka munguar nga kjo Qeveri, përkundrazi në momentet e fundit kemi parë edhe lojëra që janë luajtur duke thënë që në një draft- statut tjetër po e bëjmë po e dërgojmë. Ajo ka qenë më shumë për konsum të brendshëm po fatkeqësisht ka pasur një kundër veprim edhe tek aleatët tanë të cilët sa i kanë acaruar me një veprim të tillë nëse mund të them dhe si rrjedhojë nuk kemi pasur asnjë mbështetje që ne të jemi në agjendë në këtë mbledhje dhe aq më pak të kemi vote. Prandaj vlerësoj që qasja e Qeverisë ndaj aleatëve tanë duhet të ndryshojë duhet që ne të lobojmë dhe të kemi bashkëpunim të tillë që masat t’i heken tanimë për Republikën tonë. Duhet që të punojmë shumë, të lobojmë që të jemi në agjendën e ardhshme të Komitetit të Ministrave dhe të jemi në koordinim të plotë me kërkesat e aleatëve tanë sepse është e vetmja mënyrë se si ne mund të arrijmë që të jemi në agjendë e mbi të gjitha dhe të kemi votën për”, ka thënë ajo.
Musliu-Shoshi tutje ka thënë se pa i marrë hapat që janë kërkuar dhe pa e dërguar draft- statutin e Acociacionit në Gjykatën Kushtetuese, ne kemi problem që të kemi një inciativë nga shtetet anëtare që të mbahet mbledhje urgjente. Ajo mendon se janë forcat politike të cilat vendosin se si do të ecet në këtë proces.
“Në Këshillin e Evropës është Komiteti i Minstrave ai i cili vendos. Komiteti i Ministrave e dimë që mbahet një herë në vit pra mbledhja e rradhës e Komitetit të Minsitrave është në maj të vitit 2025, deri atëherë proceduralisht mundet vetëm nëse thirret ndonjë mbledhje e jashtëzakonshme apo urgjente e një gjë e tillë duhet të merret si inaciativë nga ndonjë shtet anëtar, tu marr parasysh faktin që asnjëherë nga shtetet anëtare të KiE nuk ka shprehur përkrahje për Kosovën. Pa marrë hapa të prekshëm që janë kërkuar, pa e dërguar draft statutin e Acoacionit në Gjykatën Kushtetuese, ne kemi edhe problem që të kemi një inciativë nga shtetet anëtare që të mbahet mbledhje urgjente dhe kjo rrjedhimisht kjo na lë. Me vet faktin që diskutimi i radhës hapat konkret kur mund të merren dhe zhvillimet tjera të brendshme brenda për brenda Republikës sonë dhe politikës na dërgojnë në faktin që mbledhja e rradhës pra Komiteti i Ministrave të vitit 2025 do të jetë koha kur potencialisht edhe ne mund të jemi në agjendë, pra krejt kjo varet nga politikat e brendshme sepse e dimë që deri në maj të vitit 2025 edhe ne do të kemi zgjedhje brenda për Brenda. Pastaj janë forcat politike të cilat do të vendosin se si do të ecet në këtë proces”, ka thënë Musliu-Shoshi për Ekonomia Online.
Nga ana tjetër deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi është shprehur se kanë qenë shumë optimistë se do të anëtarësohemi në Këshillin e Evropës. Sipas saj presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari e kanë dërgu një letër te Dora Bajakonis, ku janë zotuar se do ta implementojnë Asociacionin mirëpo, sipas saj edhe kjo dështoi.
“Kemi pritur që të anëtarësohemi mirëpo ju e patë që është bërë kusht Asociacioni, për në KiE dhe atë nuk e kanë tregur krerët e shtetit sepse s’ka pasur aspak transparencë sa i përket proceseve integruese. Ndërsa ne e kemi parë që presidentja, kryeministri dhe kryeparlamentari e kanë dërgu një letër te Dora Bajakonis, ku janë zotu se do ta implementojnë Asociacionin sa i përket Marrëveshjes së Ohrit, mirëpo u pa që edhe kjo dështoi të gjitha proceset integruese të këtij vendi. Njeriu kryesor që ka dështu është pikërisht, Albin Kurti sepse ju e dini se nuk ka votuar atëherë demarkacionin në vitin 2016 kur është shtyer procesi i liberalizimit të vizave. Nuk e ka votuar Marrëveshjen e Stabiliizm Asociimit e shumë e shumë Marrëveshje tjera. Pastaj e humbi edhe mundësinë e artë që kishim të kalojmë në Këshillin e Evropës. Nuk besoj që do të jetë pikë në rend dite edhe një herë në këtë vit Kosova në KiE, sepse une e di që mbahen ato takime një herë në vit. Nëse këta vetëm e kanë Marrëveshjen që do ta implementojnë Acoacionin për këto ditët në vijim, mirëpo nuk besoj aspak”, ka thënë ajo për Ekonomia Online.