75 Mall Live Search
14:20 / E Shtunë, 16 Maj 2026 / A

“Kosova ka nevojë për secilin prej jush”, Musliu-Shoshi thirrje për mërgimtarët

Kandidatja për deputete nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi ka bërë thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen për votim të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Bashkatdhetarë,

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë për regjistrimin e mërgatës sonë për votim.

Ju që kurrë nuk u ndatë me Kosovën, as me zemër e as me kontribut, mos e lini pa e bërë edhe këtë hap.

Zëri juaj ka peshë.

Vota juaj vendos.

Kosova ka nevojë për secilin prej jush.

Regjistrohuni sot dhe bëhuni pjesë e vendimit për vendin tonë. #pdk125 #ariana18