13:16 / E Diele, 08 Prill 2018

Kosova liron nga detyra ambasadorët e saj në këto vende

Nënshkrimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë që tetë ambasadorë të lirohen nga kjo detyrë nëpër shtetet përkatëse ku e kanë përfaqësuar vendin.

Këtë e ka konfirmuar edhe këshilltari i ministrit të Jashtëm, Jetlir Zyberaj.

Gazeta Insajderi ka siguruar vendimet për lirimin nga pozita të këtyre ambasadorëve, në të cilat thuhet se arsyeja e largimit nga këto pozita është skadimi i mandatit të tyre.

Ambasadorët të cilët janë liruar nga detyra janë Valdet Sadiku (Serbi); Edon Cana (Francë); Avni Spahiu (Turqi); Nexhmi Rexhepi (Slloveni); Rexhep Boja (Mbreteria e Arabisë Saudite); Lirim Grejçevci (Mbretëria e Bashkuar); Ylber Hysa (Maqedoni); Shpend Kallaba (Bullgari).

Ndryshe, Indeksonline mëson se dy nga ambasadorët e liruar do të marrin të njëjtën detyrë, por në vende të tjera. Njëri nga emrat do të shkojë si ambasador në Holandë, ndërsa tjetri në Bullgari.