18:02 / E Enjte, 07 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosova me dy mungesa të mëdha kundër Austrisë

Kosova U21 do të zhvilloj këtë muaj një ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimet e kampionatit evropian 2021 kundër Austrisë.

Megjithatë, trajneri Rafet Prekazi nuk do të ketë në dispozicion dy futbollistë shumë të rëndësishëm.

Menaxheri i Kosovës U21, Zgjim Sojeva flet për mungesat.

“Arton Zekaj dhe mbrojtësi Lirim Kastrati janë të lënduar. Ata nuk do të grumbullohen me ekipin, por do të ketë befasi tjera. Lista përfundimtare do të publikohet të hënën” ka deklaruar për Sojeva për Indeksonline.

Ndeshja Austri – Kosovë do të zhvillohet më 15 nëntor.

“Dardanët” janë në vendin e 3-të në grup me 6 pikë, 3 më pak se Austria. /Indeksonline/