11:11 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosova me gjasa minimale për të fituar, sipas bastoreve sportive

Kosova është pak e vlerësuar nga bastoret në ndeshjen e sotme ndaj Anglisë.

Kosova për fitore e ka kuotën 7.50 euro, barazimi vlerësohet me kuotën 5, ndërsa fitorja e “Tre Luanëve” vlerësohet me kuotën 1.44.

Asnjërës nuk do t’i hynte në punë fitorja, pasi që të dyjat kanë “larë hesapet” me këto eliminatore.

Anglia ka siguruar kualifikimin, ndërsa Kosova do ta provojë me rrugë dytësore kualifikimin, përmes Ligës së Kombeve./Indeksonline/