20:13 / E Mërkurë, 29 Janar 2020 / indeksADMonline

Kosova, me internet më të shpejtë se Australia

Shpejtësia e internetit në Australi ka rënë në vendin e 68-të në botë pas Estonisë, Kosovës dhe Vietnamit.

Shpejtësia mesatare e internetit arriti vetëm 41.78 megabajt për sekondë shumë poshtë në krahasim me raportin e fundit – gati sa gjysma e standardit global që është 73.58 mbps.

Australia ra për tre pikë në renditjen e Speedtest Global Index ndërmjet nëntorit dhe dhjetorit.

Rezultatet gjithashtu e lanë Australinë ulët në renditjen e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Në përgjigje të renditjes së dhjetorit, ku Australia pësoi rënie, një zëdhënës i NBN (National Broadband Network), tha se kompania do të investojë edhe më shumë në rritjen e shpejtësisë së internetit në këtë vend.

“Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për atë që po bëjmë me rrjetin e hyrjes NBN për të ofruar një brez të gjerë me shpejtësi të lartë në shtëpitë dhe bizneset e Australisë, që pranojnë dhe të ndihmojnë në ngritjen e aftësive dixhitale të kombit”, tha një zëdhënës i kompanisë.

Ndërsa sa i përket vendit me internetin më të shpejtë në botë, atë vend e mban Singapori, pastaj Hong-Kongu, i pasuar nga Monaco.

NBN Co pret që rrjeti i hyrjeve të përfundojë deri në qershor të vitit 2020, me 11.5 milionë shtëpi të afta për t’u lidhur dhe me internet më të mirë.