20:41 / E Diele, 07 Tetor 2018 / indeksADMonline

Kosova me medalje në Argjentinë, triumfon Erza

Erza Muminovic ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike për të rinjë që po zhvillohen në Buenos Aires të Argjentinës.

Xhudistja pejane e ka mposhtur në luftën për medalje të bronztë ukrainasen Anastasia Balaban.

Erza në rundin e dytë është mposhtur nga indiania Devi Tababi Thangjam. Pas humbjes, xhudistes kosovare iu dha mundësia të luftojë për medalje të bronztë përmes repesazhit.

Duelin e parë e fitoi me bullgaren Aleksa Georgieva, ndërsa atë të dytë ndaj garueses nga Azerbajxhani, Vusala Karimova.

Duhet cekur se flamuri i Kosovës të shtunën mbrëma ka parakaluar për herë të parë në Lojërat Olimpike për të rinj.