13:30 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Kosova me tri medalje në Taekwondo, një e artë e dy të bronzta

Tre taekwondistët e rinj, Jon Gashi, Elion Agushi dhe Arnis Agushi, kanë fituar medalje në garën “German Open 2020 G2-E2”, të mbajtur në Hamburg të Gjermanisë, grupmosha kadet dhe juniorë.

Gara është në kalendarin e Federatës Botërore të Taekwondosë, ndërsa vlerësohet një prej garave më të forta.

Medaljen e artë e fitoi Jon Gashi për kadet, kategoria -57 kg, derisa pjesëmarrës në kategori ishin katër garues.

Në këtë grupmoshë, Elion Agushi u stolis me të bronztën (-49 kg), ku pjesëmarrës në kategori ishin 10 garues.

Tek juniorët, medalja e bronztë i takoi Arnis Agushit (-63 kg), në një konkurrencë prej 17 garuesve.

Pjesëmarrës në garë, përfshirë edhe seniorët ishin 760 garues.