11:06 / E Premte, 30 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosova merr pjesë si e barabartë në ministerialin e shefave të diplomacisë së 28 vendeve të BE-së, në Helsinki

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, po e përfaqëson Kosovën në takimin e rëndësishëm që shënon njëkohësisht fillimin e presidencës finlandeze të BE-së.

Dje nisi në Helsinki takimi informal i 28 ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian, drejtuesve të Komisionit… me homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor.

Aktiviteti nisi me një pritje të nikoqirit dhe komisionarëve për punë të jashtme dhe zgjerim ku morën pjesë shefat e diplomacisë së këtyre vendeve, pritje që ishte rast i mirë për një shkëmbim informal pikëpamjesh midis tyre.

Kosovën e përfaqëson ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, i ftuar nga drejtuesit më të lartë të Komisionit…, në cilësinë e tij si shef i diplomacisë së Kosovës.

Kosova merr pjesë si e barabartë me të gjithë shtetet e tjerë të rajonit. Ministri Pacolli, do të mbajë një fjalim ku do të adresojë vizionin e Kosovës për bashkëpunimin rajonal, obstruksionet e Serbisë në dialog dhe në shkëmbimet ekonomike në rajon dhe thirrjen e Kosovës për t’i dhënë fund izolimit të saj ndërkombëtar nëpërmjet liberalizimit të vizave, etj.

Sot gjatë ditës takimi vijon me një forum të përbashkët me dyer të mbyllura të shefave të diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me 28 homologët e vet të Unionit, me takime dypalëshe, komunikim me mediat e shumta të krejt kontinentit, etj.

Aktiviteti në fjalë koincidon me stafetën e drejtuesve të institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian tek udhëheqësja e re dhe fillimin e presidencës finlandeze.