17:21 / E Martë, 27 Shtator 2022 / Gjelbrim

Kosova mëson kundërshtarët e mundshëm për edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Pas ndeshjeve të zhvilluara në kuadër të Ligës së Kombeve, janë mësuar edhe vazot e shortit për Kampionatin Evropian.

Varësisht nga ndeshja e sotme mes Kosovës dhe Qipros, “Dardanët” do të vendosen në vazon numër 4 ose 5.

Për dallim nga Kosova, humbja e Shqipërisë ndaj Izraelit e ka vendosur fatin e kuq e zinjve.

Shqipëria ndodhet në vazon numër 3 së bashku me Armenia, Republika e Irlandës, Rumania, Sllovenia, Suedia, Islanda dhe Mali i Zi.

Në vijim pritet të zbulohen edhe ndarjet e plota të vazove në prag të shortit të eliminatoreve të Europianit.