11:07 / E Enjte, 06 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kosova mëson kundërshtarët, luan kundër Holandës

Është hedhur ditën e sotme në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për kualifikueset e Kampionatit Europian për kombëtaren U-17.

Të rinjtë e Kosovës do të jenë në grup së bashku me Holandën, Slloveninë dhe Wellsin, shkruan Indeksonline.

Ndërsa Shqipëria është në grup me Portugalinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Kosova ndeshjet do t’i zhvilloj nga 9-15 tetor të vitit të ardhshëm, ndërsa Shqipëria nga 13-19 nëntor.

Dy të parat në çdo grup, së bashku me katër skuadrat e treta me rekordet më të mira do të bashkohet me Spanjën dhe Anglinë në raundin elitë në mars të vitit 2020. /IndeksOnline/

Grupi 1 (9-15 tetor) : Belgjika, Polonia *, IRJ e Maqedonisë, Lihtenshtajni

Grupi 2 (24-30 tetor) : Italia, Turqia, Irlanda e Veriut, Luksemburgu *

Grupi 3 (12-18 tetor) : Republika e Irlandës *, Izraeli, Mali i Zi, Andorra

Grupi 4 (27 shtator-3 tetor) : Suedia *, Danimarka, Ishujt Faroe, Lituania

Grupi 5 (22-28 tetor) : Francë, Sllovaki, Qipro *, Gjibraltar

Grupi 6 (24-30 tetor) : Serbia, Hungaria, Bjellorusia *, Letonia

Grupi 7 (22-28 tetor) : Skoci *, Kroaci, Islandë, Armeni

Grupi 8 (13-19 Nëntor) : Portugalia *, Ukraina, Gjeorgjia, Shqipëria

Grupi 9 (13-19 nëntor) : Gjermania, Greqia *, Azerbajxhani, Kazakistani

Grupi 10 (24-30 tetor) : Rusia, Zvicra, Rumania *, San Marino

Grupi 11 (25 shtator-1 tetor) : Bosnja dhe Hercegovina, Republika Çeke, Finlanda *, Moldavia

Grupi 12 (9-15 tetor) : Holandë *, Slloveni, Uells, Kosovë

Grupi 13 (17-23 tetor) : Austria, Norvegjia *, Bullgaria, Malta

Temat: