14:31 / E Martë, 25 Prill 2023 / LB

Kosova mëson rivalët e Eurobasket 2025

Kombëtarja e Kosovës në basketboll tashmë ka mësuar rivalët e saj në parakualifikimet për në Eurobasket 2025 në kategorinë e meshkujve.

“Dardanët” janë vendosur në grupin H dhe do të ballafaqohen me Kombëtaren e Zvicrës dhe atë të Danimarkës.

Duke ditur kualitete e këtyre dy vendeve në lojën e basketbollit, ky short nuk mund të konsiderohet si shumë i vështirë, andaj synimi do të jetë që Kosova të kalojë në fazat finale të këtij kampionati.

Fituesi i secilit grup (katër grupe gjithsej) do të kualifikohet në Rrethin e Dytë Parakualifikues 2025, ndërsa datat e ndeshjeve shumë shpejt do të bëhen të ditura. Kjo është hera e parë që Kosova A do të luajë me Zvicrën, ndërsa me danezët jemi përballur së fundi, ku Dardanët kanë një fitore 78:73 dhe një humbje 105:71.