21:25 / E Premte, 17 Janar 2020 / indeksADMonline

Kosova “minierë” e talentave, edhe një futbollist tjetër merr ftesë nga Hajduk Spliti

Ka disa ditë që vazhdimisht futbollistët e rinjë të Kosovës po marrin ftesa nga klube të njohura, që të testohen.

Kësaj radhe bëhet fjalë për talentin nga Mitrovica, Erlir Bahtiri, i cili është 16 vjeç dhe luan si mesfushor.

Futbollisti aktualisht është pjesë e skuadrës KF Australia, 16 vjeçari e ka filluar karrierën e tij në këtë klub, ku pas punës me trajner të ndryshëm edhe e ka zhvilluar talentin e tij.

Erliri e konfirmoi për indeksOnline ftesën dhe tha “Jam i gatshëm për këtë mundësi që më është ofruar“.

Këto prova po mundësohen edhe nga puna e menaxherve, Albin Sahatqija dhe trajnerit Arsim Rashicës.

Ndërsa së bashku,me Erlirin për në Kroaci do të udhëtoj edhe trajneri i gjenerates U17,Arlind Rashica

Përveq Bahtirit pritet që në të ardhmen të ketë edhe futbollist të tjerë që do të shkojnë në prova te ky klub.

/Indeksonline/.

Fotografia e Erlir Bahtiri