15:17 / E Martë, 30 Janar 2018 / indeksADMonline

Kosova miqësore me Madagaskarin? (Foto)

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll mund të luaj miqësore me shtetin e Madagaskarit.

Sipas burimeve të IndeksOnline, krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës janë duke shqyrtuar mundësinë që gjatë muajit mars të luajnë miqësore me Kombëtaren e Madagaskarit, e cila njohu Kosovën si shtet të pavarur gjatë vitit 2017.

Lajmin se Kosova mund të luaj miqësore me këtë shtet për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe presidenti i FFK-së, Fadil Vokrri.

“Po jemi në bisedime me këtë federatë”, ka thënë shkurt Vokrri, i cili gjendet në Turqi.

Disa nga futbollistët cilësor që i ka kjo Kombëtare janë: Melvin Adrien (portier i skuadrës franceze Amines), Jerome Mombris (mbrojtësi i Ajaccios), Rinjala Raherinaivo (mesfushor i Sionit) dhe Faneva Andriatsima (sulmues i Soxhaux).

Kujtojmë se para miqësores me Kosovën, Madagaskar do të luaj më 21 mars një ndeshje me Togon./IndeksOnline/