19:15 / E Enjte, 24 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kosova mposhtet thellë nga Ukraina

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka pësuar humbje të thellë nga Ukraina në ndeshjen e parë të Grupit 2 të fazës së dytë kualifikuese për Botërorin 2020.

“Dardanët” u mposhtën me rezultat 7:1

Në Grupin 2 janë edhe Maqedonia e Veriut si nikoqire dhe Sllovenia. Dy ekipet e para në tabelën e grupit, pas përfundimit të tri ndeshjeve, kalojnë në Rundin Elite, e pastaj vjen play-offi për kualifikim në Botëror./Indeksonline/