20:43 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kosova mund t’ia dalë edhe pa produktet serbe, Haradinaj të përgjigjet me gjuhën e arsyes!

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi thotë se vendmi për vendosjen e taksës 100% ndaj prodhimeve të Serbisë e Hercegovinës nuk duhet të ndryshohet.

“Për mendimin tim qeveria e Republikës të Kosovës duhet të marrë edhe masa të tjera në mënyrë që t’i kundërpërgjigjet Serbisë, për propaganden të cilën po vazhdon ta bëjë kundër Kosovës. Po reagimet e Bashkimit Evropian kanë qenë të pritshme, por të padrejta, për shumë arsye, pra pse asnjëherë nuk ka asnjë reagim nga asnjë zyrtar i Bashkimit Evropian, për politikën të cilën po e përdorë Serbia, kundër Republikës të Kosovës, para pak dite e kishim votimin për antarsimin e Kosovës në Interpol, ku qeveria e Serbisë u angazhua maksimalisht që ta pengoj Kosovën të bëhet pjesë e asaj organizate, ku janë këta zyrtar Evropian, pse heshtin pse nuk reaguan.”, ka thënë Qeriqi në një bisedë për Indeksonline.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës mund t’ia dalin edhe pa prodhimet serbe. “Mendoj se Repubika e Kosovës dhe qytetarët e këtij vendi mund t’ia dalin edhe pa prodhimet serbe, por që Qeveria e Republikës të Kosovës duhet të ndërmarr hapa për subvencionimin e bizneseve vendore dhe krijimin e kushteve më të mira për këto biznese.”, ka vlerësuar tutje ai.

Qeriqi kujton gjenocidin që shteti serb bëri vite me parë, duke kërkuar që mos të harrohen krimet e kryera ndaj popullatës civile shqiptare.

“Po ne të gjithë jemi dëshmitar për atë se çfarë ka bërë Serbia në luftën e fundit në Kosovë, pra përjetimet tona si popull janë të freskëta , pra nuk duhet t’i harrojmë kurrë ato krime të cilat i ka kryer ndaj popullatës civile shqipëtare, nuk duhet harruar masakrat, torturat, burgosjet, shkatërrimet plaqkitjet e deri te debimi masiv i popullatës, të njëjten politikë po e përdor edhe sot përmes diplomacisë të saj kundër nesh.”, ka theksuar tutje Qeriqi.

Sipas tij bashkëpunimi me shtetin serb duhet të ndërpritet derisa të kërkohet falje për krimet e kryera.

“Në vend se të kërkojnë falje për të gjitha ato krime të kryera në Kosovë, ata ende po punojn kundër shtetësisë të Kosovës. Për mendimin tim qoftë bashkëpunimi tregtar, qoftë politik duhet të ndërpritet me këta të fundit. Ky bashkpunim duhet të ndërpritet derisa shteti serb të kërkoj falje për krimet e kryera në Kosovë dhe deri t’i paguaj dëmet që na ka shkaktuar në luftën e fundit.”, vlerëson ai.

Ai bënë thirrje që qeveria Haradinaj mos të zmbrapset nga vendimi i ndërmarrë, dhe të flaës me gjuhën e arsyes.

“Kryeministri z.Ramush Haradinaj duhet t’i përgjigjet zyrtarëve të Bashkimit Evropian me gjuhën e arsyes dhe duhet të kërkoj nga këta të fundit që presionet e tyre janë të gabueshme, adresa ku duhet bërë presion është në Beograd e jo në Prishtinë. Besoj se qeveria e Republikës të Kosovës ka bazë dhe argumente të mjaftueshme përball këtyre presioneve të padrejta nga zyrtarët e BE-së, dhe e ka mbështetjen e plotë nga të gjithë qytetaret e vendit për këto vendimet e fundit. Krejt në fund i bëj thirrje Kryeministrit që këto vendime të mbesin në fuqi dhe të mendoj edhe për hapa të tjerë, pra për masa shtesë ndaj Serbisë, duhet njëherë e përfundimisht tu tregojmë të gjithëve se ky vend ka zot shtëpie që merr vendime të drejta në interes të qytetarëve dhe të vendit.”, shtoi ai. /Indekosnline/