10:13 / E Mërkurë, 26 Korrik 2023 / MSH

Kosova në Festivalin e Filmit në Venedik

2 projekte filmike, janë përzgjedhur pët të garuar në Festivalin e Filmit të Venedikut, i cili gjithashtu shënon edicionin e 80-të jubilar. Festivali i Venedikut është festivali më i vjetër i filmit në botë i cili mbahet nga data 30 gusht deri me 9 shtator në Venedik të Italisë dhe është njëri nga 5 festivalet kryesore të filmit në botë.

Filmi “Bota Jonë” nga skenaristja dhe regjisorja Luana Bajrami do të garojë në kategorinë “Orizzonti Extra”, bashkë me filma të tjerë ndërkombëtarë të nivelit më të lartë kinematografik.

Filmi “Bota Jonë” është financim i Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Aide au Cinéma du Monde, pra bashkëprodhim i Kosovës me Francën. Ky është filmi i parë i prodhuar pas nënshkrimit bilateral të marrëveshjes për bashkëprodhim filmik me shtetin e Francës, nënshkruar vitin e kaluar. Në rolet kryesore të filmit luajnë Elsa Mala, Albina Krasniqi, Don Shala, Aurora Ferati ndërsa producente e filmit është Valbona Rrahmani.

Filmi “House keeping for beginners”– Filmi i Goran Stolevskit, është përzgjedhë në konkurencë zyrtare në kategorinë “Orizzonti”.

“Housekeeping For Beginners” është një bashkëprodhim minoritar në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Producente nga Kosova është Blerta Basholli, ndërsa në film luan  Rozafë Çelaj poashtu nga Kosova.

Luana përveç qe do të garojë me filmin e saj ajo është edhe aktore në filmin e Erenik Beqirit “A short trip”, bashkëprodhim mes Shqipërisë dhe Francës, i cili do garojë në kategorinë e filmave të shkurtë.

Poashtu iu rikujtojmë se para pak ditësh doli lajmërimi se filmi i shkurtër dokumentar nga regjisori Sovran Ndrecaj – “Fran and Verka” do ta ketë premieren botërore në edicionin e 29-të të Festivalit të Filmit në Sarajevë. Festivali nderkombëtar i filmit në Sarajevë është një ndër ngjarjet më të mëdha të filmit në rajon.