Kosova në Këshill të Evropës? Kurti takohet në Austri me kancelarin Stocker
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka ndarë disa pamje nga Austria.
“Kënaqësi e veçantë takimi me kancelarin austriak, Christian Stocker, në prag të Forumit Ekonomik të Vjenës.
E falënderova kancelarin për miqësinë e kahmotshme të Austrisë dhe për mbështetjen e palëkundur ndaj anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, përfshirë edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës.
Theksova se Kosova është e gatshme për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit.
Me kancelarin Stocker folëm edhe për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, investimet dhe transformimin digjital si dhe për rolin e çmuar të mërgatës sonë në këtë shtet”.

