11:00 / E Hënë, 01 Gusht 2022 / AR

“Kosova në rrezik, Kombi në këmbë”, vjen reagimi i Stresit pas tensioneve në veri

Për situatën që ndodhi në Veri, reperi nga Shqipëria, Stresi ka bërë një reagim në rrjete sociale.

Në Instastory publikoi një mesazh ku tha se çdo njeri që e do këtë komb duhet të jetë në mbështetje të vëllezërve sepse janë të një gjaku.

Ai shtoi se duhet të sakrifikojnë jetën për të mbrojtur çdo pëllëmbë të Kosovës.

Postimi i plotë:

“Të dashur bashkombas kudo ku jeni në botë.

Kërcënimi serb po bëhet për popullin shqiptar të Kosovës. Çdo njeri që e do këtë komb duhet të jetë në mbështetje të vëllezërve tanë se jemi të një gjaku.

Unë në këto momente që po ju shkruaj jemi gati 20 mijë veta nga mosha 18 – 35 vjeç të sakrifikojmë jetën tonë për të mbrojtur çdo pëllëmbë tokë të Kosovës.

Kosova në rrezik. Kombi në këmbë”./Indeksonline/