07:55 / E Premte, 08 Mars 2019 / indeksADMonline

Kosova nënshkruan marrëveshje për sigurime sociale me Belgjikën

Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se sot do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes Për Sigurime Sociale mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. 

Nënshkrimin e marrëveshjes në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës do ta nënshkruaj Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ndërsa në emër të Mbretërisë së Belgjikës, Ambasadori i Mbretërisë së Belgjikës, Francois Bontemps.