15:25 / E Shtunë, 06 Gusht 2022 / MSH

Kosova, nga sot, do ta ketë pullën postare Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, sot do të nderohet nga Posta e Kosovës, pasi që do të promovohet pulla postare Dua Lipa.

Pjesëmarrëse në ngjarje do të jetë vetë këngëtarja e hitit “Levitating”.

Lajmin e ka bërë të ditur shefi i Administratës dhe Protokollit dhe kryesuesi i komisionit për aprovimin e pullave postare, Kamber Demaku.

Më poshtë mund të shihni fotot se si do të duket pulla postare.