10:45 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / B O

Kosova ngritet lehtë në FIFA

FIFA ka publikuar sot renditjen e re të kombëtareve pas ndeshjeve të zhvilluara muajt e fundit.

Kosova nga katër ndeshjet e zhvilluara në qershor mori dy fitore dhe dy humbje – por pavarësisht kësaj ka shënuar ngritje për një pozitë.

Në renditjen e fundit të publikuar nga FIFA në fund të muajit mars, Kosova pozicionohej në vendin e 107’të – kurse në renditjen e publikuar sot, “Dardanët” renditen në vendin e 106’të.