Kosova nis përgatitjet për ndeshjen historike ndaj Sllovakisë
Kjo javë është java më e rëndësishme e futbollit kosovar.
Kjo pasi që Kosova, do të luajë ndeshjen “jetike” në Bratisllavë ndaj Sllovakisë, e vlefshme për fazën play-off të Botërorit 2026.
Ndërsa sot, “Dardanët” e Franco Fodas nisën përgatitjet për këtë ndeshje, duke reflektuar seriozitetin dhe përkushtimin për këtë sfidë të rëndësishme.
Kujtojmë se ndeshja ndaj Sllovakisë, luhet këtë të enjte në orën 20:45./IndeksOnline/

