13:31 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Kosova, njihet me kundërshtarët për parakualifikimet e Kampionatit Botëror

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët në parakualifikime për Kampionatin Botëror të Basketbollit.

Në Mies të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parë të parakualifikime për FIBA Kupën e Botës 2023.

Shorti i hedhur në selinë qendrore të FIBA-s ka përcaktuar edhe kundërshtarët e Kombëtares së Kosovës.

Kosova është në grupin B të kualifikimeve, ku do të jetë punë me Sllovakinë, Islandën dhe Luksemburgun.

Botërori 2023 i Basketbollit do të zhvillohet në tri shtete: Japoni, Indonezi dhe Filipine, më datat 1-17 shtator 2023.