20:54 / E Martë, 11 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kosova kaloi në epërsi por turqit barazuan shpejtë në pjesën e dytë

Kosova e ka mbyllur pjesën e parë me avantazh kundër Turqisë në ndeshjet kualifikuese të kampionatit evropian 2021 për grupmoshën U21.

“Dardanët” shënuan në fund të pjesës së parë përmes Arbenit Xhemajlit.

Kombëtarja e drejtuar nga Rafet Prekazi ishte më e mirë se Turqia dhe pati disa raste me Lirim Kastratin dhe Mirlind Dakun.

Megjithatë në fillim të pjesës së dytë pa kaluar 60 sekonda turqit barazuan rezultatin përmes Halil Dervisoglu.

/Indeksonline/