21:38 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Kosova organizon për herë të parë Kampionatin Evropian në Basketboll

Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se do të organizoj për herë të parë, Kampionatin Evropian për Femra U20, shkruan Indeksonline.

Ky kampionat do të mbahet që nga data 3 deri më 11 gusht, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Federata i fton të gjithë që të mos e lëshojnë këtë festival./Indeksonline/.