19:48 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Kosova pa “regjisorin” dhe dy “aktorët” kryesorë

Kosova gjatë kësaj jave zhvillon dy ndeshjet kryesore në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Dardanët” luajnë në udhëtim kundër Çekisë të enjten mbrëma ndërsa të dielën e presin në Prishtinë Anglinë.

Tri pikë në Plzen dhe një në kryeqytetin tonë do të thoshte biletë për Europian, por mund të ketë edhe kombinime të tjera më të komplikuara, shkruan Indeksonline.

Challandes në këto dy ndeshje nuk do të mund të llogarisë në tre futbollist shumë të rëndësishëm, dy prej tyre golashënuesit më të mirë të Kosovës.

Hekuran Kryeziu, Arbër Zeneli dhe së fundi Vedat Muriqi do të jenë mungesat kryesore të trajnerit zviceran.

Kryeziu ka kohë që mungon dhe është në fazën përfundimtare të rehabilitimit. Ai ka munguar në tri grumbullimet e fundit të Kosovës.

Mungesë e madhe është Arbër Zeneli. Futbollisti i Reims u lëndua në ndeshjen e parë kundër Malit të Zi në Podgoricë dh do t’i duhet ende kohë për tu rikthyer.

Goditja e fundit ishte Vedat Muriqi që u lëndua në ndeshjen me Fenerbahcen, por kjo u vërejtë vetëm pasi që erdhi në Prishtinë pasi fillimisht u mendua se do të luaj.

Zeneli me shtatë dhe Muriqi me tetë janë dy golashënuesit më të mirë të Kombëtares së Kosovës derisa Kryeziu shihej si “truri” i skuadrës në ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Tashmë mungesën e tyre do ta rikuperojnë Rashica, Celina dhe Berisha që priten të jenë pikat kryesore në Plzen dhe Prishtinë. /IndeksOnline/