23:54 / E Diele, 25 Gusht 2019 / indeksADMonline

Kosova parakalon në Patra, Arti Krasniqi “bajraktari”

Në Patra të Greqisë janë hapur zyrtarisht Lojërat Mesdhetare në Rërë të cilat do të zhvillohen nga sot deri më 31 gusht.

Kosova do të jetë pjesëmarrëse në këtë garë me pesë sportist.

Notari Arti Krasniqi ka qenë bartës i flamurit në hapjen e “Patra 2019”, shkruan Indeksonline.

20 vjeçari, që për herë të parë do ta përfaqësojë Kosovën në një garë ndërkombëtare, do të garojë në disiplinën 10 km në ujëra të hapura.

Krahas notarit Krasniqi, pjesëmarrës janë edhe dy ekipet e beach volleyt: Dhuratë Sylejmani e Valmira Ramadani dhe Faton Mustafa e Armend Berisha. /IndeksOnline/